🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,081 ▼ -0.54% ETH $2,414 ▲ +0.77% XRP $1.4480 ▲ +3.45% SOL $93.5100 ▲ +2.3%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Sekretari Tillerson vlerëson arritjet diplomatike të SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson vuri në dukje arritjet diplomatike të administratës së Presidentit Donald Trump gjatë këtij viti, duke thënë se “amerikanët duhet të ndihen të inkurajuar” nga diplomacia e ndjekur lidhur me Korenë e Veriun si “kërcënimi më i madh i sigurisë” si dhe ndaj Kinës dhe Rusisë.

Në një opinion botuar të enjten në gazetën New York Times, zoti Tillerson shkruan se Presidenti Trump “braktisi politikën e dështuar të durimit strategjik dhe miratoi një ‘politikë trysnie’ ndaj Koresë së Veriut, nëpërmjet sanksioneve diplomatike dhe ekonomike”.

Më 22 dhjetor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, duke ulur furnizimet me karburant, duke shtrënguar kufizimet e transportit dhe duke bërë thirrje për kthimin e punëtorëve koreanoveriorë që punojnë jashtë vendit, një burim i rëndësishëm të ardhurash për Phenianin.

Zoti Tillerson tha gjithashtu se presioni nga SHBA dhe aleatët e saj “ka shkurtuar rreth 90 përqind të të ardhurave të eksportit të Koresë së Veriut”, që Pheniani i përdorte për të financuar zhvillimin e armëve të paligjshme.

“Ne shpresojmë se ky izolim ndërkombëtar do t’i bëjë trysni regjimit dhe ta ulë në negociata serioze për braktisjen e programeve të raketave bërthamore dhe balistike,” shkruan zoti Tillerson.

Sekretari Tillerson vlerësoi rolin e Uashingtonit në rimarrjen e territorit të mbajtur nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri dhe strategjinë e administratës së re ndaj Azisë Jugore të fokusuar tek Afganistani. Tilllerson tha se Afganistani “nuk mund të bëhet një strehë e sigurt për terroristët” dhe i bëri thirrje Pakistanit për të luftuar terroristët “në tokën e vet”.

Diplomati më i lartë amerikan e pranoi se SHBA ka një marrëdhënie të jo të mira me “Rusinë e rigjallëruar” që ka kryer ndërhyrje ushtarake në vendet fqinje Gjeorgji dhe Ukrainë dhe “ka dëmtuar sovranitetin e vendeve perëndimore duke ndërhyrë në zgjedhje”.

“Ndërkohë që jemi vigjilentë ndaj agresionit rus, ne njohim nevojën për të punuar me Rusinë ku interesat reciproke lejojnë”, shkruan Tillerson, duke përmendur luftën civile siriane ku të dy vendet kanë mbështetur palë të kundërta por janë përpjekur për negociata paqeje.

Vlerësimi i sukseseve diplomatike të administratës duket njëkohësisht si përgënjeshtrim për tensionet që kanë ekzistuar midis sekretarit Tillerson dhe Presidentit Trump. Zyrtarët e lartë të administratës thanë muajin e kaluar se Shtëpia e Bardhë ka krijuar një plan për largimin e zotit Tillerson nga detyra. Të dy ata nuk janë pajtuar mbi një numër çështjesh të rëndësishme, përfshirë konfrontimin me Korenë e Veriut dhe marrëveshjen bërthamore për Iranin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.