Sekreti i madh i Katie Holmes
Që prej ndarjes nga Tom Cruise në vitin 2012, Katie Holmes ka shmangur angazhimet në jetën personale…të paktën publikisht.
Së fundmi mediat rozë në Shtetet e Bashkuara shkruajnë se aktorja 36-vjeçare ka një lidhjen të fshehtë me aktorin Jamie Foxx prej të paktën dy vitesh.
“Katie frekuenton shpesh rezidencën e Jamie në Los Anxheles ku kalojnë orë të tëra së bashku. Ajo ndjehet mjaft mirë në shoqërinë e tij pasi Jamie e bën shumë për të qeshur”, citohet një burim nga “US Weekly”.
Një tjetër burim, këtë herë i afërt me aktorin 46-vjeçar i cituar nga e njëjta revistë thotë se edhe Jamie është i lidhur me Katie dhe për të ajo është parësore duke e thërritur edhe “vajza ime”.
Të njëjtat burime thonë se dy aktorët kanë vendosur marrëdhënien e tyre sekrete prej dy vitesh tashmë, por ja kanë dalë mbanë t’i qendrojnë larg faqeve të para të mediave rozë.
Dyshimet nisën së fundmi, kur Katie dhe Jamie u shfaqën më shumë se sa miq teksa kërcenin së bashku në një koncert muzikor në Los Anxheles.
Katie dhe Jamie janë të njohur prej vitesh, kur aktorja ishte në krah të Tom Cruise. Pikërisht ky i fundit dhe miqësia që ka Jamie me të besohet se është edhe shkaku i mbajtjes së kësaj lidhjeje “top sekret”.