Seks, drogë e korrupsion, Fiks Fare zbulon skandalin në burgun e Drenovës
Emisioni Fiks Fare, pas një investigimi të gjatë tremujor, ka zbuluar skandale të vërteta në burgun e Drenovës.
300 mije lekë (të vjetra) për një vend pune si kuzhinier në burg, po aq për një takim special, 10 mijë lekë një shishe alkool dhe 50 mijë lekë (të vjetra) për një cigare hashash.
Këto janë çmimet e shërbimeve që të ofronte drejtori i burgut të Drenovës në Korçë për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë burg.
Pas një investigimi për tre muaj gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare sollën dje fakte për mënyrën se si të burgosurit që vuajnë dënimin ne Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë përfitojnë të drejtat që u takojnë me ligj, apo realizojnë takime special, madje edhe sigurojnë telefona celularë apo cigare me hashash.
<a “=””>
Emisioni Fiks Fare u vu në lëvizje nga ankesa e një të të dënuari i cili po vuan dënimin në IEVP e Korçës. Menjeherë pas mbërrritjes së ankesës së të dënuarit në sekretarinë telefonike të Fiks Fare , gazetarët e këtij emisioni filluan të verifikonin problemet që i dënuari ngrinte në ankesën e tij
Në ankesën e tij pranë redaksisë së Fiks Fare, i dënuari mes të tjerash tregon se në burgun e Drenovës ka një rrjet punonjësish të këtij burgu, ku bën pjesë edhe ish-drejtori Laert Çeliku, të cilët bëjnë të mundur futjen e celularëve, drogës, hashashit, takimeve special jashtë radhe.
Në fund të ankesës së tij me telefon ,i dënuari kërkon të mbetet anonim dhe të merret në mbrojtje nga drejtësia shqiptare bashkë me familjen e tij.
Pas kësaj telefonate, Fiks Fare vendos të takojë në burgun e Drenovës këtë të dënuar.
Në këtë takim ai tregon se ka punuar disa herë në kuzhinën e burgut nga ku e ka hequr ish-drejtori Çeliku. AI kërkon që të punojë përsëri në kuzhinën e burgut, por sipas tij, drejtuesi i burgut i ka kërkuar 30 mijë lekë të reja. Përfitimi i të dënuarit në këtë rast është ulja e dënimit nëpërmjet punës së tij në kuzhinë,pasi sipas ligjit atij i hiqen katër ditë burg në muaj, nëse punon në burg.
Pas kësaj bisede, mamaja e të dënuarit takon ish-drejtorin Celiku në zyrën e tij. Në atë takim drejtuesi i IEPV Korçë kërkon 30 mijë lekë të reja për të bindur shtatë anëtarët e komisionit që ta punësojnë të dënuarin në kuzhinë.Madje drejtori thërret në zyrë një nga vartëset e tij dhe i kërkon të bëjë gati dokumentacionin për punësimin.
Drejtori lekët i merr jashtë burgut në dy këste.Gjatë marrjes së lekëve ai I shpjegon nënës së të dënuarit se paratë do ua ndajë anëtarëve të komisionit që firmos punësimin e të burgosurit në kuzhinë. I shpjegon se do të heqë një të dënuar tjetër që e ka në atë pozicion pune e do ta zëvendësojë me të dënuarin për të cilin paguhen paratë.
Pasi mori pagesën e parë dhe i premton mamasë të të dënuarit se djalin do ia punësojë që të nesërmen në kuzhinë në mënyurë që ai të përfitojë uljen e ditëve të dënimit , drejtuesi i IEPV së Korçës në zyrën e tij brenda ambjenteve të institucionit, premton se do t’I realizojë të dënuarit jashtë radhe një takim special me një vajzë në një ambjent ku nuk survejohet nga kamerat.
Ky shërbim sipas tij kushton 30 mijë lkë të reja, pasi ka disa punonjës që do e ndihmojnë.
<a “=””>
Lekët i merr sërisht me dy këste , pagesa bëhet në ambjentet e administratës së burgut.
Pasi merr paratë, drejtori ngarkon një nga punonjësit e burgut që të lejojë vajzën që të hyjë në takimin special. Ai kujdeset që vajza të futet në ambjentet e burgut pa u regjistruar, pra duke shkelur procedurën.
<a “=””>
Gjatë bisedës që bashkëpunetoret e Fiks Fare paten me të dënuarin, ai tregon sesi abuzohet në qelitë e burgut të Drenovës.
Tregon se në atë burg hyjnë drogera të llojeve të ndryshme, celularë, madje tregon edhe tarifat.
<a “=””>
Siaps të dënuarit është një rrjet personash që menaxhohen nga drejtori të cilët u fusin të dënuarëve telefona celularë në qeli, drogë të kuqe ,të bardhë dhe hashash.
Madje i dënuari tregon se ka një dozë hashash në qeli.