Ekonomia

Sektori bankar shqiptar e ka ruajtur strukturën dhe qëndrueshmëri gjatë 2014-s

Sektori bankar shqiptar e ka ruajtur strukturën dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë vitit 2014. Vëllimi i aktivitetit u rrit dhe rezultati financiar u përmirësua. Sektori bankar u paraqit përgjithësisht likuid, i mirëkapitalizuar dhe i aftë për të përballuar goditje të ndryshme.

grafik1Sipas BSH-së, rreziqet ndaj sektorit bankar në fund të muajit shtator 2014 u zvogëluan krahasuar me një vit më parë. Ndërsa aktivet e sektorit bankar, në shtator 2014, u rritën me 3% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Gjendja e aktiveve vazhdoi të ndikohej në mënyrë negative nga ritmi i ulët i kreditimit, për shkak të kërkesës së paqëndrueshme për kredi dhe shitjes së portofolit të kredive me probleme nga bankat. Për këtë arsye, investimet e sektorit bankar në letra me vlerë të qeverisë përbëjnë rreth 25% to totalit të aktiveve të bankës, që do të thotë 60% të borxhit publik të përgjithshëm.

Ritmi i ulët i kreditimit bankar mbetet shqetësimi kryesor për situatën e ekonomisë shqiptare.
Rritja e kreditimit mbeti nën normat e saj historike – rritja e kredisë u ngadalësua dukshëm në vitin 2013, dhe u tkurr në gjysmën e parë të këtij viti. Në këtë zhvillim ndikuan si faktorët nga kahu i kërkesës dhe ata nga kahu i ofertës. Ndryshimet e politikave të bankave mëmë, dobësimi i bilanceve të bankave në vend dhe standardet më të shtrënguara të kreditimit ishin faktorët që kontribuan në tkurrjen e ofertës për kredi.

Megjithatë, ka shenja të lehta rigjallërimi të rritjes së kredisë – më të dukshme gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Në fund të muajit shtator, kreditimi bankar u kthye në shifra pozitive – duke u rritur me 2% në terma vjetorë.

Banka e Shqiperise bene te ditur se, aktiviteti i sistemit bankar vazhdon të financohet kryesisht nga depozitat, të cilat përbëjnë 82% të totalit të aktiveve. Rritja e depozitave u ngadalësua, duke regjistruar një normë vjetore rritjeje prej 2.3%. Depozitat e individëve, të cilat përbëjnë 86.7% të totalit të aktiveve, u rritën me një normë vjetore më të ulët, prej 1.8%, krahasuar me 3.7% në vitin e kaluar. Depozitat e biznesit u rritën me 6.2%, nga 4% një vit më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button