Sela në Kumanovë: Ne jemi PDSH-ja që fiton, jo PDSH-ja e shërbimeve sekrete
Këshilli inicues për reforma në PDSH, qëndroi mbrëmë në Kumanovë, ku organizoi një debat me qytetarët e Kumanovës.
“Në Kumanovë për një PDSH që fiton, për një PDSH që nuk kontrollohet nga shërbimet sekrete, për një PDSH që nuk hyn në qeveri edhe pse mund te fitoj – pa mos u realizua “Marrëveshja e Re Politike”. Për një PDSH të hapur për të gjithë shqiptarët, për të gjithë brezat, për motrat dhe bijat tona, për studentët dhe sidomos për intelektualët shqiptarë”, deklaroi Ziadin Sela.
Ziadin Sela, me profesion mjek, eshte aktualisht kryetar i Bashkisë së Strugës. Ai eshte kundershtar i hapur i Mendu Thaçit, kryetar i aktual i PDSH-se dhe politikes qe ndjek ai.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.