roze
Selena Gomez nuk e di nëse do lidhet sërish me Justin Bieber
Selena Gomez u nda me Justin Bieber një vit më parë, por duket se ndarja nuk ka qënë përfundimtare. Teksa flet për edicionin amerikan të tetorit të revistës “Elle”, 23-vjeçarja pranon se po kalon pak kohë me Bieber.
Por megjithatë ajo thotë se nuk është e sigurtë nëse do të dëshironte të bashkoheshin sërish. “Nuk e di”, ka thënë këngëtarja nga Teksas.
Bieber dhe Gomes, të cilat kanë qënë bashkë për 4 vjet, kalojnë kohën me miqtë e përbashkët. “Në të vërtetë, unë do ta mbështes dhe do ta dua gjithmonë në mënyrë të tillë… ne jemi rritur bashkë. Njerëzit duan që të jetë diçka ndryshe, por ne jemi shumë të rinj për këtë. Askush nuk është martuar… unë e respektoj. Dhe mendoj se edhe ai më respekton”, ka thënë ajo.