Selimi: Kosova po mbahet peng nga një grup nacionalist
Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Petrit Selimi, në një editorial të publikuar në Financial Times dhe gazetën serbe Danas, thekson se “Kosova po mbahet peng një grup nacionalist”.
Selimi, në opinionin mbi zhvillimet integruese të Kosovës shkruan se “liberalizimi i vizave është jetik për të ardhmen e Kosovës pasi popullsia jonë e re arsimuar e ka të domosdoshme lëvizjen e lirë”.
“Zgjedhja e ish-kryeministrit Thaçi si President i Kosovës nga Kuvendi, ishte thelbësore për demokracinë tonë. Demokracia dhe proceset parlamentare nuk duhet të rrëzohen nga koktej molotovi dhe sulmet me gaz lotsjellës. Interesat e vendit tonë janë që ai të bëhet anëtar me të drejta të plota i komunitetit ndërkombëtar dhe të vazhdojë integrimi evropian. Progresi i Kosovës nuk mund të mbahet peng nga nacionalistët në Serbi dhe Kosovë, të cilët janë të obsesionuar nga konfliktet e shkuara dhe që retorika etnike të kondicionojë të ardhmen tonë”, shkruan Selimi.
Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, i cili prej zgjedhjes së Hashim Thaçit si President është në funksionin e shefit të diplomacisë në detyrë, thekson më tej në shkrimin e tij se “armiqtë tanë kanë arritur të shtyjnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO me anë të votave të Koresë së Veriut dhe regjimit të Asadit, të cilët votuan kundër pranimit të Kosovës”.
Pasi thekson se Kosova ka firmosur tashmë marrëveshjen me BE-në për Stabilizim-Asocimin, Selimi shkruan më tej se “Kosova është një vend olimpik dhe se një ekip përfaqësues i Kosovës do të marrë pjesë në Olimpiadën e Rio De Janeiros”.
Këtij alamet “diplomati” ju paska ndalë ora e, trashëgim nga gjyshi. Duke akuzuar se gjoja “Kosova po mbahet peng nga një grup nacionalist”, tregon mendësinë politike të tij jugosllave “internacionaliste” edhe kjo trashëgim nga gjyshi…Thënë më troç, ky mik shpije i Daçiqit, me pa hir shpalosë pafytyrësinë dhe mendësinë e asaj shtresës e cila gjatë okupimit, nga serbo-çetnikët quhej – “Pošteni šiptari”!