roze

Sendet e yjeve në ankand

Objekte të lidhura me karrierën e dy intepretuesve të ndjerë, Whitney Houston dhe Prince, do të nxirren në shitje në një ankand publik në Beverli Hills. “Heritage Auctions” ka përzgjedhur 100 sende që kanë shoqëruar ngritjen e Houston-it në nivelin e një ylli të muzikës, mes të cilave edhe objekte personale të këngëtares.

Giles Moon, drejtor i dërgesave në “Heritage Auctions”, shprehet: “Disa prej këtyre njerëzve shihen si ikona dhe interesi për ta është i madh. Whitney Houston bën pjesë në këtë kategori. Ajo nuk ishte thjesht një yll i popit, tërheqja globale ndaj saj ishte e jashtëzakonshme. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë këta njerëz dhe arsyen përse disa persona janë më të preferuar se të tjerët”.

Sendet që do të dalin në ankand përfshijnë çmime të fituara dhe kostume të mbajtura në skenë nga këngëtarja gjatë karrierës së saj 30-vjeçare. Mes tyre do të jetë dhe pjesa e saj e skenarit nga filmi i vitit 1995, “Waiting to Exhale,” një pasaportë amerikane e përdorur gjatë turneut të parë ndërkombëtar në vitin 1985 dhe një libër të cilin Nelson Mandela e ka firmosur për të.

Adhuruesit e Prince do të kenë mundësinë të synojnë kitarën e tij të verdhë elektrike, oferta për të cilën nis nga 30.000 dollarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button