☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.40 ▼1.34%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,969 ▼ -1.1% ETH $2,313 ▼ -1.6% XRP $1.2941 ▼ -2.36% SOL $100.0800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Serbët sërish në protesta, Escobar: Kurti i vështirë por është partneri ynë

Grupe serbësh janë mbledhur sërish këtë mëngjes përpara ndërtesave të komunave në Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, për të protestuar kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Numri i tubuesve ka qenë më i vogël se herë të tjera për shkak edhe të shiut në zonë, ndërsa në disa komuna punonjësit kanë shkruar emrat në regjistër si provë të pranisë së tyre, thonë mediat në Prishtinë.

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ditë më parë ndryshuan vend dhe ndaluan prapa objekteve komunale, nuk kanë lëvizur dhe po qëndrojnë aty. Përreth godinave në fjalë vazhdojnë të qëndrojnë edhe ushtarë të KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e theksoi edhe një herë një ditë më parë. Rruga për qetësimin e situatës në katër komunat veriore duhet të nisë me largimin e bandave kriminale atje, deklaroi ai, duke shtuar se prania e policisë në veri mund të zvogëlohet, me kushtin që kjo të ndodhë në mënyrë proporcionale me largimin e bandave dhe arrestimin e personave përgjegjës për dhunën.

Pavarësisht përplasjeve të këtyre ditëve me SHBA-ë e BE-në, të cilat konsideruan se lëvizjet e Kurtit në veri sollën përshkallëzimin e situatës, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sërish  cilësoi Kurtin një partner të SHBA-së edhe pse siç tha, “ndonëjherë ai është i vështirë”.

“Kosova është partneri ynë. Përderisa ecim përpara, ne duam të përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e relatave që kemi me Serbinë në mënyrë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe të dobishme në mënyrë që të dy vendet të jenë pjesë e Bashkimit Europian”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.