☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.62 ▼0.3%
ARI 4,203 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,038 ▼ -2.38% ETH $1,714 ▼ -2.41% XRP $1.1513 ▼ -3.2% SOL $69.9500 ▼ -3.22%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,203 ▼1.01 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,203 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kosova

Serbia ka frikë që Amerika të bëhet pjesë e dialogut, kërkon ndihmë nga Rusia dhe Kina

Kërkesa e Republikës së Kosovës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në bisedimet e Brukselit ka nxitur reagime të shumta nga Beogradi zyrtar.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, nuk e sheh të rrugës që të ketë shtete të tjera të përfshira në bisedime. Mirëpo, në rast se evropianët miratojnë kërkesën e Kosovës që SHBA-ja të jetë lojtar i ri, atëherë ajo thotë se edhe Serbia do të vërë kushte.

“Qëllimi strategjik i Serbisë është që të bëhet një anëtare e BE-së dhe unë nuk shoh pse dikush dëshiron të ketë shtete tjera. Por, në qoftë se angazhohen Shtetet e Bashkuara, me kërkesë të Prishtinës, atëherë me siguri në tryezë duhet të jetë dhe dy fuqitë të mëdha botërore që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Kina dhe Rusia”, është shprehur ajo.

Në një intervistë të publikuar nga “Novosti”, ajo ka folur për rolin e presidentit Aleksandër Vuçiq në bisedimet me Hashim Thaçin. Ajo thotë se presidenti i tyre mori një përgjegjësi të madhe mbi veten për të zgjidhur barrën e madhe të shkaktuar qe një kohë të gjatë.

“Pra, pritet të ketë një marrëveshje që do të sigurojë të ardhmen e serbëve në Kosovë dhe Metohi, stabilitetin e Serbisë dhe rajonit”, ka deklaruar shefja e Qeverisë.

Në pyetjen se a mund të imagjinohet një situatë në të cilën njerëzit refuzojnë një marrëveshje ligjore me Prishtinën, ajo ka thënë se personat e caktuar duhet të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Do të kemi një kompromis të pranueshëm reciprokisht në tryezë, para së gjithash të pranueshme për Serbinë, besoj se njerëzit do të qëndrojnë prapa presidentit të tyre dhe Qeverisë”, ka deklaruar ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.