Politika

Pas takimit me Ramën, Meta thërret në zyrë dy ministra të LSI dhe Vasilin

Takimi prej 45 minutash mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur pa deklarata zyrtare.

Burime për “BalkanWeb” pohojnë se fill pas takimit me kryeministrin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur në zyrën e tij të paktën tre nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha.

Ardhja e tyre ka qenë e menjëhershme, aq sa Gjosha e Rama janë shkëmbyer në shkallët e kryesisë së Kuvendit.

Mbledhjen me drejtuesit kryesorë, LSI-ja e kishte parashikuar që dje, ndërsa nuk dihet nëse pjesë e saj do të jetë edhe ministri më shumë i përfolur për t’u shkarkuar, Ylli Manjani, i cili që prej mëngjesit të sotëm ndodhet në zyrën e tij, në Ministrinë e Drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button