Kosova

Sërish përleshje e protestuesve me Policinë, disa të lënduar

Protestuesit sërish kanë filluar të përleshen me Policinë, ndërkohë që kjo e fundit po përdorë gazlotësjellës. Numri i forcave policore është i madh, ndërkohë që mësohet edhe për të lënduar

s-euml-rish-p-euml-rleshje-e-protestuesve-me-policin-euml-disa-t-euml-l-euml-nduar-video-live_hdNë protestë janë parë ambulancat

Policia përdor gazlotësjellës

E plotësuar: Policia e Kosovës ka filluar të përdorë gazlotësjellës kundër protestuesve. Ndërkaq, protestuesit kanë filluar të gjuajnë në drejtim të Policisë.

Protestuesit kanë filluar të gjuajnë dhe të shtyhen me Policinë, pas ultimatumit për largimin e barrikadave. Protestuesit po brohorisin “Hiqni barrikadat”, “Sheshi është i jonë”, “Mos na sulmoni”. Organizatorët po kërkojnë nga protestuesit të mos gjujanë gjësende.

E plotësuar: Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja, tha se megjithëse Qeveria e Kosovës me çdo kusht tentoi ta ndalë protestën, ajo tha se këtë nuk do të arrijnë pasi do të mbrohen resurset natyrore që na i foli natyra.

Ndërkaq, përfaqësues të VV kërkuan nga Policia që të mos e provokojë situatën.

Ajo tha se lufta çlirimtare nuk lejon që kjo qeveri ta humb paqen dhe ndërtimin e shtetit.

Protestuesit ultimatum Policisë: Për 15 minuta hiqni rrethojat

E plotësuar: Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje i ka dhënë ultimatum Policisë që brenda 15 minutave t’i heqin rrethojat, pasi sipas tij, protesta është paqësore dhe sheshi është i qytetarëve, jo i Qeverisë.

Molliqaj para protestuesve theksoi se nga mëngjesi Isa Mustafa është vënë kundër protestës, duke marrë autobusët me të cilët kanë udhëtuar qytetarët, ka larguar binën, etj.

Ai tha se ky kryeministri është rreshtuar përkrah Jabllanoviqit.  Sipas tij, protesta paqësore nuk do të mund të ndalet me hekura.

“Nuk jemi egërsira po qytetarë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

E plotësuar: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur tashmë para protestuesve të shumtë të cilët kërkojnë largimin e barrikadave, duke pretenduar se sheshi nuk është i qeverisë, por i qytetarëve.

Protestës i bashkëngjitet Albin Kurti e Ramush Haradinaj 

E plotësuar: Ka arritur në protestë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata i janë bashkangjitur qytetarëve të cilët po protestojnë, ndërsa numri i tyre gjithnjë është një rritje.

Ndryshe, qytetarët po brohorisin “Jabllanoviq jashtë”, “Isë, argat i Serbisë”, “Trepça është e jona, jo e Serbisë”, “Hashim hajni”, etj.

E plotësuar: Disa dhjetëra qytetarë kanë filluar të grumbullohen para Qeverisë së Kosovë për të pritur kështu fillimin e protestës, e paraparë të mbahet në ora 12:00

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Policinë e Kosovës se ka penguar ardhjen e qytetarëve me autobusë nga Peja për në Prishtinë.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar përmes një kumtese për media se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune gjatë protestës së sotme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button