Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.14%
DOW 46,532 ▲0.06%
NASDAQ 21,924 ▲0.21%
NAFTA 114.12 ▲2.31%
ARI 4,684 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,596 ▲ +3.38% ETH $2,136 ▲ +3.63% XRP $1.3388 ▲ +2.87% SOL $81.6500 ▲ +2.22%
S&P 500 6,592 ▲0.14 % DOW 46,532 ▲0.06 % NASDAQ 21,924 ▲0.21 % NAFTA 114.12 ▲2.31 % ARI 4,684 ▲0.09 % S&P 500 6,592 ▲0.14 % DOW 46,532 ▲0.06 % NASDAQ 21,924 ▲0.21 % NAFTA 114.12 ▲2.31 % ARI 4,684 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Serwer përmend tri arsye pse SHBA dhe BE nuk po i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka risjellur në vëmendje sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke përmendur edhe faktin që rezultatet e paralajmëruara të hetimeve ende nuk janë publikuar.

Serwer ka thënë se ky është nga ato momentet kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet, duke kritikuar amerikanët dhe evropianët që s’po i publikojnë rezultatet e hetimeve.

“Ky është një nga ato momente në Ballkan kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet. Amerikanët dhe evropianët deri më tani nuk kanë arritur të publikojnë rezultatet e hetimeve të tyre të paralajmëruara për kryengritjen e dështuar serbe të 24 shtatorit në veri të Kosovës”

“Me atë rast, Serbia dërgoi një grup të armatosur mirë në pritë ndaj Policisë së Kosovës, duke vrarë një oficer. Serbët gjithashtu u përpoqën të tërheqin policinë në një përleshje zjarri në një kompleks manastiri. Autorët synonin që ky incident të jepte një justifikim për ndërhyrjen ushtarake serbe. Me sa duket qëllimi ishte kapja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Peacefare.

Serwer më tej ka thënë se nuk asnjë dyshim për atë që ka ndodhur dhe pse, por ka shtuar se pyetja e vetme e vërtetë është se kush e ka autorizuar këtë komplot terrorist.

“Ishte presidenti serb Vuçiq ose jo. Nuk kam asnjë provë për këtë çështje. Por, ne e dimë se Vuçiq zakonisht i merr të gjitha vendimet e rëndësishme në Beograd”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.