Ekonomia

Sezoni i prodhimit -Ulen çmimet e produkteve bujqësore

Sezoni i prodhimit bujqësor, që përkon në këtë periudhë me pikun e tij, ka sjellë në tregjet bujqësore të vendit përgjysmim të çmimit të shitjes për këto produkte.

Nga një vëzhgim në tregjet e shitjes me shumise te produkteve bujqësore, bie në sy se çmimet e artikujve kryesorë të fushës në fund të kësaj jave në tregjet e vendit shënuan rënie kundrejt javës së shkuar.
Sipas të dhënave të tregut të shitjes, çmimet e rreth 40 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj, kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 20 lekë/kg, 10 lekë/kg, 30 lekë/kg.

Rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit. Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 30 leke/kg më shtrenjtë.

Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit, si vaj, makarona, etj, gjatë kësaj jave është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javë më parë. Këtë javë perimet u shitën më lirë në qytetet e Fierit dhe Lushnjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button