Sfida mes shqiptarëve ndez çerekfinalet e Conference League
Katër ndeshje të çerekfinaleve të “Conference League” zhvillohen sot me sfidat e para, ku spikat përballja mes shqiptarëve në fushë.
Në orën 18:45 në “Vallecas” të Madridit, Rayo Vallecano do të presë AEK-un e Athinës. Kjo përballje ka një ngjyrë të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi në fushë do të jenë lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu me Rayo Vallecano-n dhe Thomas Strakosha e Stavro Pilo me AEK-un e Athinës, të cilët sot do të jenë kundërshtarë.
Në orën 21:00, në Londër luhet ndeshja mes Crystal Palace dhe Fiorentinës, ku skuadra italiane vjen me disa mungesa të rëndësishme. Po në të njëjtin orar zhvillohen edhe përballjet Mainz – Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar, që kompletojnë programin e parë të çerekfinaleve të këtij edicioni.
Programi i çerekfinaleve
18:45: Rayo Vallecano – AEK Athinë
21:00: Crystal Palace – Fiorentina
21:00: Mainz – Strasbourg
21:00: Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar
/gj.m/j.p/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.