🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,422 ▲1.23%
DOW 45,568 ▲0.78%
NASDAQ 21,163 ▲1.77%
NAFTA 103.01 ▲0.13%
ARI 4,643 ▲1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,995 ▼ -0.39% ETH $2,058 ▲ +0.26% XRP $1.3211 ▼ -1.23% SOL $81.0600 ▼ -3.35%
S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 % S&P 500 6,422 ▲1.23 % DOW 45,568 ▲0.78 % NASDAQ 21,163 ▲1.77 % NAFTA 103.01 ▲0.13 % ARI 4,643 ▲1.88 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti

Sfidat me Finlandën dhe Zvicrën, Shqipëria U-21 përgatitet në stadiumin “Air Albania”

Kombëtarja U-21 ka kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Finlandës (22 mars, stadiumi “Air Albania” ora 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, stadiumi “Air Albania” ora 17:00).

Shqipëria U-21 u stërvit sot në stadiumin “Air Albania” aty ku do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve ishte i plotë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi. Të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë dhe nuk kanë probleme fizike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë ditën e nesërme dhe të premten do të luhet takimi ndaj Finlandës U-21 në stadiumin “Air Albania”, ora 17:00. Më pas, Shqipëria U-21 do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës U-21, që do të luhet sërish në “Air Albania”.

Kombëtarja U-21 ndodhet në grupin E së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Finlandën, Malin e zi dhe Armeninë. Deri më tani Shqipëria U-21 ka luajur pesë takime dhe ka grumbulluar nëntë pikë.

Shqipëria U-21 renditet në vendin e tretë dhe dy ndeshjet e radhës që do të luhen në “Air Albania” janë shumë të rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve, që kërkojnë mbështetjen e tifozëve nga shkallët e stadiumin. Hyrja në stadiumin “Air Albania” në të dyja ndeshjet e Shqipërisë U-21 do të jetë falas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.