“Shanset janë 50 me 50…”, kapiteni Gjimshiti nuk i trembet Polonisë: Jemi gati
Kapiteni Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp tregoi se skuadra është gati që të japë maksiumin, me qëllimin për të bërë një ëndërr të madhe realitet. Qendërmbrojtësi theksoi se shanset janë të barabarta, ndërsa tregon se ekipi është maksimalisht i motivuar.
Mundësia për të shkuar në Botëror – Eksperiencat në ndeshjet e fundit të Kombëtare kanë treguar se zhvillimi ka qenë i mire. Besoj se do jemi gati që të japim maksiumin. Kundërshtari ka një nivel të lartë, por ne do të provojmë gjithçka që të arrijmë këtë ëndërr.
Gjendja e skuadrës – Unë besoj se ekipi do të jetë gati, pasi është një rast i madh dhe besoj se nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por është dëshira, vullneti dhe djersa, çdo gjë që lë në fushë, ndaj besoj se ai që është më i aftë do të fitojë.
Dueli me Lewandowskin – Është e vështirë të përballesh me Lewandowskin, nuk ka dyshime, pasi në vitet e fundit ka treguar një nivel të lartë. Është një nga sulmuesit që ka bërë karrierë të gjatë në nivele të larta. Nuk do jem vetëm që do provoj ta ndaloj Lewandowskin apo të tjerët. Duhet e gjithë skuadra të jetë në momente të mira, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm.
Çfarë do të thotë të drejtosh ekipin si kapiten? – Nëse do të bëja një histori kaq të madhe me Shqipërinë si kapiten do të ishte e mrekullueshme. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.
Shanset dhe strategjia -Besoj se shanset kur futemi në fushë jane 50% me 50%, kështu që unë futem në fushë për fitore si gjithë Kombëtarja. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit, që do na ndihmojë dhe nesër. Taktikën e vendos trajneri, por duhet të jemi perfekt si në mbrojtje ashtu dhe në sulm për të fituar ndaj një Kombëtareje siç është Polonia.
The post “Shanset janë 50 me 50…”, kapiteni Gjimshiti nuk i trembet Polonisë: Jemi gati appeared first on Telesport.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.