roze

Sharon Stone: S’kam ndërmend të harxhoj kohën për një lidhje

Sharon Stone edhe pse është pranë të 60-ave, vazhdon të duket sa gjysma e moshës së saj. Aktorja duket e mrekullueshme teksa ka pozuar për numrin e fundit të revistës “AARP The Magazine” përkrah Jane Fonda dhe Alfre Woodard.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, 58-vjeçarja ka zbuluar arsyen se pse ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga lidhjet romantike: “Nuk është aspak e vështirë të nisësh një lidhje, por jeta ime është shumë e plotësuar. Nuk kam aspak ndërmend të harxhoj kohën time për një lidhje apo thjesht për të kryer marrëdhënie me një person që nuk e njoh”.

“Në këtë pikë të jetës sime, marr më shumë kënaqësi fizike, shpirtërore dhe emocionale nga një buzëqeshje, nga një bashkëbisedim i ngrohtë ose nga një pamje super seksi. Ke parasysh mënyrën kur një mashkull të sheh, kur kupton se ai vërtet po vështron? Unë nuk dua të jem me dikë nëse nuk vepron kështu”, shton Stone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button