Teknologji

SHBA 2016, Microsoft ka program që bën parashikime

Interneti dhe rrjetet sociale prej kohësh po përdoren edhe në politikë. Por tashmë në lojë hyn edhe Microsoft.

Kompania ka krijuar për zgjedhjet presidenciale SHBA 2016 një platformë që quhet “Bing Political Index”. Ky program vendos përballë idetë dhe opinionet publike me ato të kandidatëve dhe mund të krahasojë pozicionin e një kandidati të vetëm kundrejt 10 temave të rëndësishme, nga ambienti tek kontrolli i armëve. Për çdo kandidat ka një dosje që mbledh të gjitha informacionet, edhe grafike.

Bazuar në të dhënat e mbledhura për Hillary Clinton, zbulohet për shembull, sipas këtij programi, që kandidatja demokrate është 55 pikë para në opinionin publik.

Pikët janë dinamike e ndryshojnë sipas bisedave dhe rëndësisë në rrjet. Klasifikimi bëhet duke ndërthurur të dhënat e faqes ontheissue.org dhe asaj që shprehin përdoruesit në motorin e kërkimit Bing. Në platformë ka krahasime me zgjedhjet e mëparshme dhe një kalendar të të gjitha ngjarjeve dhe takimeve të zgjedhjeve presidenciale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button