☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.80 ▲0.23%
ARI 4,658 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,814 ▲ +2.58% ETH $2,116 ▲ +2.82% XRP $1.3298 ▲ +1.33% SOL $81.8300 ▲ +1.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.80 ▲0.23 % ARI 4,658 ▼0.47 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.80 ▲0.23 % ARI 4,658 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, anulohet debati presidencial i republikanëve

ABC News” anuloi të martën debatin presidencial të republikanëve pasi Nikki Haley tha se nuk do të merrte pjesë nëse ish-presidenti Donald Trump nuk do të ishte i pranishëm në të, duke e lënë guvernatorin Ron DeSantis kandidatin e vetëm të angazhuar në ngjarjen e së enjtes në Nju Hempshër.

“Ne kemi patur pesë debate të shkëlqyera në këtë fushatë”, tha zonja Haley ndërsa ajo bënte fushatë në Nju Hempshër. “Fatkeqësisht, Donald Trump i ka mashtruar të gjithë. Nuk ka ku të fshihet. Debati tjetër që do të bëj do të jetë me zotin Donald Trump ose me presidentin Joe Biden.”

Deklarata e saj u publikua një ditë pas zgjedhjeve paraprake në Ajova, në të cilat zoti Trump shënoi një fitore të thellë ndaj zonjës Haley dhe zotit DeSantis. Zonja Haley doli e treta, duke humbur ndaj guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në garën për vendin e dytë në Ajova.

Gjatë fushatës në Ajova, zonja Haley u përpoq të bindë republikanët se ajo ofron shansin më të mirë të republikanëve për të mposhtur demokratin Joe Biden në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, duke vënë në dukje të dhënat e anketimve, që e nxjerrin zonjën Haley me epërsinë më të madhe ndaj Presidentit Biden se sa kandidatët e tjerë republikanë.

“Qëllimi ynë ishte të organizonim një debat që do të pasonte zgjedhjet paraprake në Ajova, por ne e dinim që mbajtja e tij do të varej nga kandidatët dhe rezultati i garës”, tha në një deklaratë zëdhënësi i “ABC News”, Van Scott.

Vendimi i zonjës Haley mund të vë në dyshim edhe një debat tjetër në Nju Hempshër, që është planifikuar të organizohet nga rrjeti “CNN” të dielën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.