☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,504 ▼ -2.57% ETH $2,296 ▼ -4.51% XRP $1.2639 ▼ -3.47% SOL $99.3000 ▼ -4.97%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Apple detyrohet të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet jashtë vendit

 Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për përfitimet e realizuara jashtë vendit, për shkak të reformës së re fiskale të votuar nga SHBA-ja, njoftoi sot kompania.

“Një pagesë kaq e konsiderueshme do të jetë më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë”, theksoi sipërmarrja amerikane në një komunikate, duke theksuar se aktualisht është kontribuesi i parë në Amerikë.

Kjo kompani, në krye të klasifikimit në bursat botërore, theksoi gjithashtu se “do të kontribuojë drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me më shumë se 350 miliardë dollarë në pesë vitet në vijim, duke krijuar 20 000 vende pune apo investime pranë furnitorëve dhe nënkontraktorëve të tij në SHBA”.

Gjiganti i smartfonëve ka njoftuar gjithashtu se do të hapë një kampus të ri që do t’i dedikohet fillimisht pritjes së shërbimeve të asistencës teknike për klientët e kompanisë.

“Vendndodhja e tij gjeografike do të bëhet e ditur në fund të vitit”, theksoi “Apple”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.