☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – “Apple” kalon vlerën e pesë trilionë dollarëve në bursë

NJU JORK, 28 korrik /ATSH-DPA/ – “Apple” u bë sot kompania e dytë në histori që kalon pragun e 5 trilionë dollarëve në kapitalizimin e tregut.

Ky nivel u arrit pasi aksionet e gjigantit amerikan u rritën përkohësisht me gati 2%, duke shënuar një rekord prej 342, 89 dollarësh për aksion.

Më pas, çmimi i aksioneve ra lehtë, duke e zbritur vlerën e tregut pak nën 5,0 trilionë dollarë. Megjithatë, “Apple” mbetet kompania më e vlefshme në bursën amerikane, duke lënë pas prodhuesin e çipave “Nvidia”.

Deri tani, “Nvidia” ishte e vetmja kompani që kishte kaluar këtë kufi historik, duke arritur në mesin e muajit maj një vlerë maksimale prej rreth 5,7 trilionë dollarësh, falë entuziazmit për inteligjencën artificiale.

Megjithatë, javët e fundit aksionet e shumë kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale kanë pësuar rënie, pasi investitorët kanë shfaqur dyshime mbi qëndrueshmërinë e investimeve shumë të kushtueshme në infrastrukturën e IA-së.

Në kontrast me këtë prirje, aksionet e “Apple” kanë vijuar të rriten, duke reflektuar besimin e investitorëve në strategjinë e kompanisë dhe performancën e saj financiare.

Kjo e ka ndihmuar “Apple” të rikthehet në krye si kompania me vlerën më të madhe në botë./   /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.