☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 81.85 ▼0.46%
ARI 4,666 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,740 ▼ -0.05% ETH $2,496 ▲ +1.8% XRP $1.4121 ▼ -2.07% SOL $100.5500 ▲ +3.67%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.85 ▼0.46 % ARI 4,666 ▲0.28 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.85 ▼0.46 % ARI 4,666 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
27 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA arsyeton veton ndaj Rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi përparimin e trupave të tij në Gazë si “të fuqishëm dhe të intensifikuar”.

“Synimi është të arrijmë të gjitha objektivat tona – shkatërrimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe premtimin se Gaza nuk do të jetë më kurrë kërcënim për Izraelin”, tha ai.

Zoti Netanyahu falenderoi Shtetet e Bashkkuara për përdorimin e vetos ndaj një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken arsyetoi vendimin në një intervistë për emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC.

“Me Hamasin gjallë, të paprekur, me qëllimin e deklaruar për ta ripërsëritur sulmin e 7 tetorit, kjo thjesht do ta përjetësonte problemin”, tha zoti Blinken.

Ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe dërgimit të armëve të nevojshme për mbrojtjen e Izraelit, ai e bëri të qartë se ndihma nuk vjen pa kushte.

“Rregullat vlejnë për Izraelin, si për çdo vend tjetër, duke përfshirë mënyrën e përdorimit të dërgesave dhe domosdoshmërinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Sekretari Blinken.

Por, ndërsa numri i viktimave civile në Gazë vazhdon të rritet, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është kritikuar ashpër në Forumin e Dohas, i cili mbahet çdo vit për të diskutuar sfidat botërore.

“Nuk varet vetëm nga Izraeli. Janë ata që u kanë dhënë izralitëve dritën e gjelbër për të vazhduar vrasjen e palestinezëve”, thotë kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh.

“Në Shtetet e Bashkuara patëm një bisedë shumë të hapur me Sekretarin Blinken. Të gjithë ne, delegacioni arab dhe mysliman ishim shumë të qartë, përparësitë tona janë të përcaktuara – ndaloni agresionin, lejoni furnizime të mjaftueshme humanitare në gjithë Gazën, siguroni mbrojtjen e civilëve”, thotë Ayman Safadi, minister i Jashtëm i Jordanisë.

Në forum mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres, i cili bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Nga Gjeneva shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi mbi ndikimet e luftës në shëndetin e banorëve të Rripit të Gazës.

“Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz do të mblidhen në zona më të vogla, mbipopullimi, mungesa e ushqimeve, ujit, strehimit dhe kanalizimeve po krijojn kushte për përhajepjen e sëmundjeve”, tha zoti Ghebreyesus.

Ai shtoi se organizata e tij ka dërguar ekipe për mbështetjen e punonjësve shëndetësorë në terren, të cilët tha se janë të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.