Kreu i sindikatës IG Metall: Paraqitja e shefit të Audi-t në tubimin e Trump-it, thellësisht turpëruese
Christiane Benner, kryetarja e sindikatës më të madhe gjermane IG Metall, e quajti të hënën thellësisht turpëruese paraqitjen e drejtorit ekzekutiv të Audi-t, Gernot Doellner, në një tubim elektoral të presidentit amerikan Donald Trump.
Siç njofton Reuters, kryetarja e IG Metall-it, sindikatës më të madhe të Gjermanisë, e cila është edhe nënkryetare e bordit mbikëqyrës të Volkswagen-it, kritikoi ashpër të hënën drejtorin ekzekutiv të Audi-t për fjalimin e tij në një aktivitet elektoral të presidentit amerikan Donald Trump gjatë fundjavës.
Gernot Doellner u shfaq të shtunën përkrah Trump-it në një tubim në Perry, pranë Macon-it në Xhorxhian qendrore, ku presidenti amerikan tha se Audi, pjesë e Grupit Volkswagen, planifikon të ndërtojë një fabrikë montimi prej 4 miliardë dollarësh në Xhorxhia, e cila do të prodhojë 200 mijë SUV në vit.
“Mënyra se si Gernot Doellner e ka paraqitur veten dhe Audi-n në SHBA është thellësisht turpëruese, politikisht e papranueshme dhe e padenjë për kompaninë”, tha Christiane Benner në një deklaratë, duke shtuar se paraqitja kishte shkelur rregullat korporative të Audi-t.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.