☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.38 ▲0.52%
ARI 4,777 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,910 ▲ +1.52% ETH $2,193 ▲ +0.43% XRP $1.3463 ▲ +0.76% SOL $83.1800 ▲ +1.01%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.38 ▲0.52 % ARI 4,777 ▼0.84 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.38 ▲0.52 % ARI 4,777 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
10 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA dërgon dy nëndetëse në Korenë e Jugut

Komanda e Kombeve të Bashkuara në Gadishullin Korean njoftoi se ka filluar komunikimin me Phenianin për ushtarin amerikan që javën e kaluar kaloi kufirin me vrap në drejtim të Koresë së Veriut. Largimi i ushtarit ndodhi në një kohë tensionesh të larta në Gadishullin Korean, ku ritmi i demonstrimit të armëve të Koresë së Veriut dhe stërvitjeve të kombinuara ushtarake të Shteteve të Bashkuara me Korenë Jugore janë intensifikuar. Seuli njoftoi se një nëndetëse e dytë amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut brenda pak ditësh.

Dy nëndetëse amerikane kanë arritur brenda pak ditësh në gadishullin korean. E para, që mban raketa balistike bërthamore arriti javën e kaluar, ndërsa sot arriti një tjetër nëndetëse që funksionon me energji bërthamore.

Nëndetësja “USS Annapolis” arriti të hënën në bazën detare në ishullin jugor të Koresë së Jugut, Jeju, tha marina e Seulit gjatë një konference për shtyp, pa dhënë detaje për misionin e saj.

“Marina e Koresë së Jugut dhe e SHBA-së planifikojnë të forcojnë mbrojtjen e përbashkët me mbërritjen e nëndetëses USS Annapolis dhe të kryejnë aktivitete për të përkujtuar 70-vjetorin e aleancës”, tha Jang Do, komandanti i Marinës së Koresë së Jugut.

Nëndetësja amerikane me armë bërthamore “USS Kentucky”, arriti në Korenë e Jugut të martën e kaluar.

Kjo është hera e parë që një nëndetëse bërthamore amerikane arrin në gadishullin korean që nga vitet 1980. Arritja e nëndetëses përkon edhe me nisjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për të koordinuar reagimet në rast të një lufte bërthamore me Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të mërkurën, disa orë pas arritjes së nëndetëses amerikane ‘USS Kentucky’, ndërsa të shtunën lëshoi disa raketa nga anijet e saj.

Ndërkaq vazhdojnë shqetësimet për ushtarin amerikan Travis King i cili vrapoi drejt Koresë së Veriut javën e kaluar duke e kaluar kufirin mes dy Koreve.

Zëvendës komandanti i Komandës së OKB-së tha sot se ka nisur bisedimet me Penianin për ushtarin amerikan.

Gjenerali Andrew Harrison tha se procesi ka nisur nëpërmjet linjave të komunikimit të ngritura në Zonën e Përbashkët të Sigurisë midis Koreve sipas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës me Koreseve në vitet 1950-53.

“Nuk dua të spekuloj. Askush nga ne nuk e di se ku do të përfundojë kjo çështje. Unë jam optimist në jetë dhe mbetem optimist, por nuk dua të shtojë diçka më shumë”, tha Gjeneral Andrew Harrison, nën-komandant i Komandës së Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Veriut nuk ka bërë asnjë koment për ushtarin amerikan Travis King, i cili të martën e kaluar, kaloi kufirin papritur duke shkuar në Korenë e Veriut, ndërkohë që duhej të kthehej në Shtetet e Bashkuara nga Seuli.

Vizitat turistike në Zonën e Përbashkët të Sigurisë mes dy Koreve janë pezulluar që nga kalimi i ushtarit amerikan përtej kufirit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.