☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,610 ▲ +0.15% ETH $2,251 ▲ +0.97% XRP $1.2527 ▲ +0.42% SOL $95.9600 ▲ +1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

SHBA-ja shtoi bullgarë të rinj të sanksionuar në listë sipas Ligjit “Magnitsky”

Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov – për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.

“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).

Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.

Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.

Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.

Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.