🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.46 ▲2.22%
ARI 4,189 ▼3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,856 ▼ -2.26% ETH $2,645 ▼ -2.64% XRP $1.4762 ▼ -3.91% SOL $118.2200 ▼ -4.95%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.46 ▲2.22 % ARI 4,189 ▼3.06 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.46 ▲2.22 % ARI 4,189 ▼3.06 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Meta prezanton modelin IA me funksione edhe në PC

UASHINGTON, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Kompania Meta ka prezantuar një model të ri të inteligjencës artificiale (IA), i cili mund të funksionojë edhe në një kompjuter personal (PC), ndërsa drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg bëri thirrje për më pak kufizime ndaj inteligjencës artificiale me burim të hapur.

Zuckerberg deklaroi se Meta do të publikojë peshat e modelit të ri, duke u mundësuar përdoruesve ta shkarkojnë dhe ta përdorin teknologjinë.

Kompania do të prezantojë gjithashtu një kategori të re modelesh open source të krijuara për të funksionuar në laptopë, pa pasur nevojë për infrastrukturë të madhe të kompanive teknologjike.

Në një ese të gjatë të publikuar nga Meta, Zuckerberg argumentoi se inteligjenca artificiale shumë e avancuar nuk duhet të përqendrohet vetëm në duart e kompanive dhe qeverive.

Sipas tij, ajo duhet të shpërndahet gjerësisht në mënyrë që individët të kenë më shumë kontroll mbi teknologjinë.

Zuckerberg kritikoi qasjen e kompanive si “OpenAI” dhe “Anthropic”, të cilat kryesisht zhvillojnë modele të mbyllura.

Ai paralajmëroi se përqendrimi i teknologjisë së avancuar vetëm te institucionet mund të zhvendosë ekuilibrin e fuqisë në favor të tyre dhe në dëm të përdoruesve individualë.

Ai u shpreh gjithashtu kundër kufizimit të aksesit në modelet open source të zhvilluara jashtë SHBA-së.

Sipas tij, në vend që të kufizohen modelet e huaja, modelet amerikane open source duhet të bëhen më të mirat në botë, gjë që kërkon heqjen e disa pengesave që aktualisht e vështirësojnë konkurrencën.

Debati për kufizimin e IA-së po intensifikohet në SHBA, veçanërisht për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare.

Presidenti Donald Trump nënshkroi në qershor një urdhër ekzekutiv që krijon një proces vullnetar për vlerësimin e rreziqeve të sigurisë kombëtare nga modelet e avancuara të IA-së përpara publikimit të tyre.

Ndërkohë, Meta po përballet edhe me kundërshtime lokale ndaj ndërtimit të qendrave të mëdha të të dhënave, të nevojshme për zhvillimin e IA-së.

Për këtë arsye, kompania ka krijuar një fond prej 1 miliard dollarësh për të mbështetur drejtpërdrejt komunitetet pranë qendrave të saj të të dhënave.

Meta pritet të vazhdojë investimet masive në qendrat e të dhënave dhe çipat e nevojshëm për inteligjencën artificiale.

Kompania parashikon shpenzime kapitale deri në 145 miliardë dollarë gjatë vitit 2026, pothuajse dyfishi i shumës së shpenzuar në vitin 2025./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.