⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,334 ▼1.12%
DOW 50,866 ▼1.44%
NASDAQ 24,238 ▼1.11%
NAFTA 86.47 ▲0.87%
ARI 3,869 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $63,838 ▼ -1.71% ETH $1,787 ▼ -1.97% XRP $0.9586 ▲ +0.07% SOL $72.3300 ▲ +1.43%
S&P 500 7,334 ▼1.12 % DOW 50,866 ▼1.44 % NASDAQ 24,238 ▼1.11 % NAFTA 86.47 ▲0.87 % ARI 3,869 ▲0.41 % S&P 500 7,334 ▼1.12 % DOW 50,866 ▼1.44 % NASDAQ 24,238 ▼1.11 % NAFTA 86.47 ▲0.87 % ARI 3,869 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Ndërpritet rrjeti sekret i komunikimit i NSA-së

– Rrjeti shumë sekret që përdoret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) për komunikimet e brendshme ka dalë jashtë funksionit, bëjnë të ditur gjashtë burime të njohura me çështjen, sipas CNN.

Rrjeti, i njohur si NSA Net, u mundëson punonjësve të agjencisë të shkëmbejnë informacione të klasifikuara në mënyrë të brendshme.

Sipas burimeve, deri më tani nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik.

Ndërsa agjencia po përpiqet të përcaktojë përmasat e problemit, janë vendosur orare të shkallëzuara të paraqitjes në punë për personelin.

Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan kanë deklaruar se ndërprerja e NSA Net nuk do të ndikojë në aftësinë e agjencisë për t’i përcjellë informacione urgjente të zbulimit presidentit Donald Trump, i cili ndodhet në një vizitë në Azi.

Të dy burimet theksuan se qeveria amerikane disponon disa sisteme rezervë dhe rrjete alternative, të cilat mundësojnë komunikimin e sigurt me presidentin.

Presidenti Trump ndodhet aktualisht në Filipine, ndërsa nesër pritet të udhëtojë drejt Kinës, ku do të zhvillojë bisedime me liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Ndërprerja në një prej agjencive më të fuqishme të inteligjencës në botë vjen në një kohë kur disa probleme të mëdha teknologjike kanë prekur së fundmi kompanitë ajrore dhe korporata të tjera në Shtetet e Bashkuara./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.