roze

SHBA, oficerja rezervë shpallet “Miss USA”

Deshauna Barber e Distriktit të Kolumbias u kurorëzua të dielën si “Miss USA 2016”, gjatë spektaklit të zhvilluar në Las Vegas të Nevadës. Kurorën e më të bukurës, Barberit ia dorëzoi mbajtësja e saj për 2015-n, Olivia Jordan nga Oklahoma.

Shoqëruesja e parë e Missit u zgjodh Chelsea Hardin, Miss Haëai; dhe e dyta Emanii Davis, Miss Georgia.

Garueset nga 50 shtete, mes të cilave edhe vajza me origjinë shqiptare, Miss New York, Serena Buçaj, konkurruan në skenën e mahnitshme dhe gjigante të pallatit të sportit “T-Mobile Arena”, me veshje që nisnin nga rrobat e banjos, e deri te fustanet e mbrëmjes.

Konkursi i “Miss USA” i përket organizatës “Miss Universe”, e cila po përpiqet të rimarrë veten nga polemikat që kanë rrethuar ish-pronarin e saj Donald Trump, si dhe shpallja gabimisht si “Miss” e një konkurrenteje, që në fakt kishte zënë vendin e dytë.

Vitin e kaluar “Univision”, stacioni më i madh televiziv që transmeton në spanjisht në Shtetet e Bashkuara, vendosi të anulonte përcjelljen e spektaklit të “Miss USA” në shenjë proteste ndaj komenteve ofenduese të Trumpit për meksikanët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button