☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 90.55 ▲3.78%
ARI 5,186 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,808 ▲ +0.23% ETH $2,040 ▲ +1.34% XRP $1.3765 ▼ -0.14% SOL $85.7800 ▲ +0.4%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 90.55 ▲3.78 % ARI 5,186 ▲0.13 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 90.55 ▲3.78 % ARI 5,186 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

SHBA, Palmer: Opozita të hyjë në zgjedhje. Qeveria, legjitime

Ditën e dytë të vizitës në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metthju Palmer e ka nisur me një bashkëbisedim me gazetarë. Në këtë takim ai theksoi se të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, e se opozita duhet të përfshihet në dialog për reformën zgjedhore.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu që ishte në atë takim raporton se: I pyetur se nëse ka ardhur me ndonjë platformë për zgjidhjen e ngërçit, Palmer theksoi se nuk ka ardhur për të negociuar për zgjedhje.

Në lidhje me idenë të një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve, Palmer nënvizoi se “mandatet e djegura janë metoda të vjetërura”

Një tjetër çështje e diskutuar në këtë takim ishte edhe kërkesa e opozitës për një qeveri tranzitore, për të cilën Palmer duket se nuk e mbështeste.

“Opozita duhet të përfshihet në proceset demokratike. Qeveria dhe institucionet e tjera janë legjitime. Besoj se kjo qeveri do ta çojë përpara vendin në BE dhe se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe në luftën e kundër krimit dhe korrupsionit.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën që të hyjë në zgjedhje, Palmer e zhvendosi përgjegjësinë tek këta të fundit.

“Kjo është përgjegjësi e opozitës dhe jo e qeverisë. Është detyrë e opozitës të bindë elektoratin që ta votojnë”, tha ai.

Në lidhje me lobimin nga “Biniatta trade”, Palmer deklaroi se në SHBA lobimi është legjitim dhe se ka rregulla, e se duhet të dominojë transparenca.

Ndërkohë për lobimin ndaj të nominuarës për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Kathleen Ann Kavalec, ai u përgjigj se “Senati nuk ka dhënë asnjë vendim sa i përket asaj”, e teksa tha se lobimi është diçka normale, shtoi se “megjithatë ka një hetim për këtë rast”, duke theksuar se “Do të ishte e tepërt për mua, të komentoja më shumë”.

Influenca ruse në Shqipëri ishte një tjetër temë e prekur gjatë takimit, për të cilin zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se: “Qasja e SHBA është për një rajon bazuar në shtet ligjor. Ndërsa Rusia kërkon një rajon në kaos, e kështu përfiton. Pikërisht ky kaos bën që Rusia të përmbushë ambicien personale. Shqipëria është një objektiv i vështirë për t’u arritur nga Rusia”

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metthju Palmer, foli edhe për çështje që lidhen me Kosovën, duke theksuar se duhet patjetër një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në kuadër të ditës së dytë të vizitës së tij, do të takohet sot me Presidenti Ilir Meta dhe krerët e opozitës.

Fillimisht Palmer do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45. Ndërsa pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Pjesë e axhendës së tij është edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.

Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në Kryeministri.
Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në twitter duke e cilësuar si një takim të frytshëm si dhe duke zbuluar temat për të cilat u diskutua.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer” shkroi Rama.

Mbetet për t’u parë si do të ndryshojë situata politike në vend pas vizitës së zyrtarit të lartë të DASH, i cili pas Shqipërisë do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.