Politika

SHBA, prioritet mbështetjen për reformat që ndihmojnë integrimin e Shqipërisë

Një nga prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mbështetja për reformat dhe politikat që rrisin integrimin e Shqipërisë në institucionet europiane dhe euro-atlantike.

LUKështu u shpreh ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu në një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, njoftojnë burime nga Ambasada e SHBA-së.

Gjatë takimit, Ambasadori Lu dhe Ministri Tahiri vlerësuan lidhjet e ngushta dhe të hershme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ambasadori Lu e siguroi Ministrin Tahiri për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ndihmës për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që ato të japin kontributin e tyre maksimal për këtë qëllim.

Ambasadori e përgëzoi Ministrin për përpjekjet e tij, si dhe të personelit të Ministrisë dhe Policisë së Shtetit në përpjekjet e qëndrueshme gjatë vitit të shkuar në luftën kundër narkotikëve.

Ambasadori Lu theksoi rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe e siguroi Ministrin për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë.

Të dy ranë dakord se shpërbërja dhe eliminimi i ndikimit të krimit të organizuar në Shqipëri është jetike për të ardhmen demokratike të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button