roze

SHBA, qëllohet gjatë koncertit ylli i “The Voice”

Këngëtarja Christina Grimmie, e njohur për pjesëmarrjen në programin muzikor televiziv amerikan “The Voice”, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Florida.

Policia lokale deklaroi se këngëtarja u qëllua nga një person teksa nënshkruante autografe për fansat, pas një koncerti në Orlando. Agresori, i cili u ndalua nga vëllai i Grimmie, më pas vrau veten.

Këngëtarja 22-vjeçare ndërroi jetë pak më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda. Në vitin 2014, Grimmie doli e treta në sezonin e gjashtë të spektaklit “The Voice”.

Përmes një mesazhi në Twitter, policia e Orlandos u shpreh: “Me keqardhje të thellë na duhet të konfirmojmë se zonjush Christina Grimmie u nda nga jeta për shkak të plagëve”.

Ndërsa stafi i saj shkroi: “Me zemër të thyer njoftojmë se Christina u nda nga ne dhe shkoi në shtëpinë e Zotit”.

Ndërkohë, një hetim policor ka nisur për të zbuluar se si i dyshuari ka arritur të hyjë në koncert me armën e zjarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button