☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.86 ▼2.49%
ARI 4,777 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,625 ▲ +2.95% ETH $2,136 ▲ +4.69% XRP $1.3531 ▲ +2.81% SOL $83.3300 ▲ +3.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, reagime të ashpra për “marrëveshjen e gjakut”

Furtuna mediatike që shkaktuan njoftimet se marrëveshja për pushtimin e Irakut ishte nënshkruar nga Tony Blair dhe George W. Bush  një vit përpara fillimit të ofensivës në atë vend ka sjellë reagime të shumta, ndër të cilat më i ashpër ndoshta ka qenë ai i Rodney Martin, akvist dhe ish-pjesëtar stafi i një kongresmeni amerikan.

Martin kaloi në sulm kundër presidentit aktual Barack Obama me pretendimet se, përsa i takon Lindjes së Mesme, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ndjekur disa prej politikave të neo-konservatorëve zionistë të administratës së George W Bush.

Obama, deklaroi Martin i cituar nga mediat amerikane, ka vazhduar në pjesë të madhe projektin për shekullin e ri amerikan, PNAC, që promovon objektivat izraelite në rajonin e munduar nga konfliktet.

“Kur vjen fjala tek Lindja e Mesme, gjak në duart e tyre kanë si republikanët, ashtu edhe demokratët”, tha ai të djelën për Press TV.

PNAC ishte një “think tank” neo-konservator me seli në Uashington DC, i krijuar në 1997 e i shpërbërë 9 vjet më vonë.

Vëzhguesit mendojnë se ai luajti një rol vendimtar në përvijimin e politikës së jashtme të administratës Bush, sidomos në raport me sigurimin e mbështetjes për pushtimin e Irakut.

“Tek Iraku, të dyja palët donin të bënin fajkoin. Në çdo gjë që kishte lidhje me Lindjen e Mesme ata praktikisht ishin në garë se kush do të ishte i pari në një luftë të paligjshme, e një fushate të paligjshme për destabilizimin e qeverive rajonale”, sqaron Martin në rrëfimin e tij.

Komentet e akvitistit erdhën pas pyetjes që i beri intervistuesi lidhur me dokumentin e zbuluar së fundmi që tregonte se ish-kryeministri britanik Tony Blair e kishte mbështetur planin e Bush për luftën në Irak shumë kohë përpara se ajo të fillonte.

“Daily Mail” raportoi të djelën se dokumenti me titull “Sekret. Memorandum për presidentin” i ishte dërguar Bushit nga sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell, 28 marsin e vitit 2002, apo një javë përpara takimit me Blair në fermën e tij në Teksas.

Powell i thotë aty kreut të shtetit se, “Blair do të jetë me ne në veprimet ushtarake” dhe se “Mbretëria e Bashkuar do të na ndjekë pas në Lindjen e Mesme”.

Vetë Blair i ka mohuar gjithmonë pretendimet se në fermën e Crawfordit nënshkroi një “marrëveshje gjaku” për të sulmuar Irakun, çka ndodhi marsin e vitit 2003.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.