☁️
Tiranë 13°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,823 ▲0.6%
DOW 48,222 ▲0.65%
NASDAQ 22,795 ▲0.71%
NAFTA 97.82 ▲3.61%
ARI 4,812 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,928 ▲ +0.48% ETH $2,203 ▼ -0.88% XRP $1.3499 ▼ -0.58% SOL $83.2400 ▼ -0.28%
S&P 500 6,823 ▲0.6 % DOW 48,222 ▲0.65 % NASDAQ 22,795 ▲0.71 % NAFTA 97.82 ▲3.61 % ARI 4,812 ▲0.72 % S&P 500 6,823 ▲0.6 % DOW 48,222 ▲0.65 % NASDAQ 22,795 ▲0.71 % NAFTA 97.82 ▲3.61 % ARI 4,812 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA – Si zhvillohen zgjedhjet presidenciale?

Zgjedhja e presidentit të SHBA-së bëhet me votim universal indirekt.

Amerikanët do të zgjedhin në fakt më 8 nëntor një grup kolegjesh zgjedhore, të përmbledhur në një ”Kolegj zgjedhor”.

Ky Kolegj, krijuar nga amendamenti i 12-të në Kushtetutën e vitit 1804, numëron 538 të ashtuquajtur zgjedhës të mëdhenj që do të zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin.

Fituesit e zgjedhjeve presidenciale, qoftë demokratja Hillary Clinton apo Donald Trump do të jenë ata që do të marrin maxhorancën absolute prej 270 votash.

Çdo shtet është i përfaqësuar nga kolegjet zgjedhore, të barabartë në numër me numrin e senatorëve dhe zyrtarëve të zgjedhur, që i përfaqësojnë në Kongres.

Distrikti i Kolumbias, që përfshin kryeqytetin, Uashingtonin, nuk ka asnjë përfaqësues të pajisur me një të drejtë vote në Kongres, por numëron tre kolegje zgjedhore.

Shteti më i populluar i SHBA-së, Kalifornia numëron 55 kolegje zgjedhore. Teksasi 38 kolegje zgjedhore, Florida 29 kolegje zgjedhore.

Shtetet më pak të populluara kanë të paktën tre kolegje zgjedhore.

Në rast barazimi, është Dhoma e re e Përfaqësuesve, zgjedhur në po të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, që zgjedh presidentin e ardhshëm. Senati zgjedh në këtë rast zëvendëspresidentin.

Me këtë sistem, është e mundur zgjedhja e presidentit pa marrë maxhorancën absolute nga votat e popullit. Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2000, por gjithashtu dhe tre herë të tjera më parë në historinë e SHBA-së.

Kjo anomali është e mundur sepse në pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Maine dhe Nebraskas, që inspirojnë një dozë proporcionale, kandidati që merr më shumë vota përfaqësohet nga të gjithë kolegjet zgjedhore të këtij shteti në Kolegjin zgjedhor.

Kështu, në Kaliforni, do të mjaftonte për një kandidat të merrte një votë më shumë se kundërshtari për të ruajtur 55 kolegjet zgjedhore me një goditje.

Kolegjet zgjedhore, shpeshherë të zgjedhurit lokalë, mblidhen në kryeqytetin e çdo shteti për të zgjedhur presidentin dhe zëvendëspresidentin, të hënën e parë, që pasohet nga e mërkura e dytë e dhjetorit, më 19 dhjetor.

Çuditërisht, asgjë nuk detyron kolegjet zgjedhore të respektojnë votën popullore. Rreth 700 propozime amendamentesh që parashikojnë modifikimin apo heqjen e kolegjit zgjedhor për vendosjen e një votimi universal të drejtpërdrejtë janë dorëzuar në Kongres gjatë 200 viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur, si Clinton apo Trump do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së dhe do të bëjë betimin më 20 janar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.