☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.74 ▼4.21%
ARI 3,912 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,196 ▼ -0.01% ETH $2,294 ▲ +0.91% XRP $1.2523 ▼ -0.06% SOL $94.5500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump kërcënon BE-në lidhur me planet për ta bërë Kanadanë “anëtare të asociuar”

UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave të tjera nëse blloku do të lejonte Kanadanë të bëhej “anëtare e asociuar” e BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte deklaruar më herët se Kanadaja duhet të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e Bashkimit Evropian.

Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në traktatet e BE-së.

Presidenti Trump e cilësoi idenë si një veprim që mund të konsiderohet “armiqësor” dhe paralajmëroi masa tregtare ndaj Evropës.

“Nëse është me qëllim të mirë, në rregull. Nëse është me qëllim të keq, do të vendosim tarifa shumë të rënda ndaj Evropës”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja mund të pezullojë gjithashtu tregtinë me Evropën në disa fusha.

Trump e cilësoi si “qesharake” mundësinë e afrimit të Kanadasë me BE-në dhe e përshkroi Kanadanë si një “partnere tregtare të tmerrshme”.

Kryeministri kanadez Mark Carney e mirëpriti atë që zyra e tij e quajti “propozim” të BE-së për krijimin e një “aleance shumë më të fortë dhe më ambicioze në të ardhmen”.

Ai nuk iu referua drejtpërdrejt statusit të anëtarësimit të asociuar.

Carney kishte deklaruar më herët gjatë javës se Kanadaja dëshironte të ndërtonte një “aleancë unike” me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, anëtarësimi i asociuar në BE nuk është aktualisht një status i parashikuar nga traktatet e Bashkimit Evropian.

Carney ka synuar forcimin e marrëdhënieve me BE-në, partnerin e dytë më të madh tregtar të Kanadasë, ndërsa marrëdhëniet tregtare me SHBA-në, partnerin kryesor ekonomik të Kanadasë, janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë administratës Trump./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.