☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,801 ▼0.23%
DOW 51,214 ▼0.6%
NASDAQ 27,508 ▼0.33%
NAFTA 88.31 ▼1.26%
ARI 4,137 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,310 ▼ -2.65% ETH $2,558 ▼ -5.09% XRP $1.4232 ▼ -5.49% SOL $116.3300 ▼ -3.71%
S&P 500 7,801 ▼0.23 % DOW 51,214 ▼0.6 % NASDAQ 27,508 ▼0.33 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,137 ▼1.21 % S&P 500 7,801 ▼0.23 % DOW 51,214 ▼0.6 % NASDAQ 27,508 ▼0.33 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,137 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump kërkon përgjigje nga dy bashkëpunëtorë që dyshohet se punojnë për autoritetet e Republika Srpska

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot qëllimin e tij për të kërkuar përgjigje nga dy bashkëpunëtorë të ngushtë, figura kyçe në fushatën zgjedhore të mesmandatit republikan, të cilët dyshohet se kanë punuar njëkohësisht si konsulentë për autoritetet nacionaliste pro ruse në entitetin e Republika Srpska.

“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. (…) Nuk kam idenë se kush janë klientët e tyre të tjerë, por pasi të reflektoj, do t’i pyes ata, dhe nëse ka një konflikt interesi, do t’ua ndërpres detyrat”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social.

Sipas ”New York Times”, ata udhëtuan së fundmi në Republika Srpska (RS) dhe secili mori qindra mijëra dollarë për këshillimin e autoriteteve lokale për çështjet zgjedhore.

Udhëheqësi ”de facto” i RS është pro rusi Milorad Dodik.

Të dielën, ai njoftoi se partia e tij, SNDS (Bashkimi i Social-demokratëve të Pavarur), kishte mbajtur pushtetin në RS në zgjedhjet e përgjithshme.

Në fjalimin e tij, ai i bëri homazh presidentit amerikan, duke thënë se “nëse fitorja madhështore e Donald Trump nuk do të kishte ndodhur, ne ndoshta do të ishim kufoma politike sot. Por tani, falë kontekstit të ri, ne jemi fitues politikë”.

Ai gjithashtu falënderoi aleatin e tij tjetër, presidentin rus Vladimir Putin.

I ndaluar nga një vendim gjykate të shërbejë si president i RS për gjashtë vjet, Dodik, 67 vjeç, të cilin rrethi i tij ende e quan thjesht “president”, ai ka vazhduar të ushtrojë ndikim të konsiderueshëm në entitet, falë peshës së partisë së tij.

Chris LaCivita, një strateg shumë i afërt me Donald Trump, dhe James Blair janë arkitektët e fushatës republikane për zgjedhjet e mesit të mandatit.

Ata mbikëqyrin në mënyrë të veçantë organizatën kryesore të financimit të fushatës pro Trump, ”Maga Inc”.

Sondazhet aktualisht parashikojnë një humbje të qartë për republikanët më 3 nëntor.

Opozita demokrate shpreson të marrë kontrollin e njërës ose edhe të të dyja dhomave të Kongresit Amerikan në këto zgjedhje, të cilat do të jenë vendimtare për gjysmën e dytë të mandatit të Donald Trump./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.