🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.94 ▼0.56%
ARI 4,137 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,244 ▼ -2.75% ETH $2,568 ▼ -4.79% XRP $1.4154 ▼ -5.64% SOL $115.6100 ▼ -4.49%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.94 ▼0.56 % ARI 4,137 ▼1.2 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.94 ▼0.56 % ARI 4,137 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Nuk mendojmë se murtaja ruse është armë biologjike

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-AFP/- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se vdekja e një punonjësi të një laboratori rus të murtajës nuk duket të jetë e lidhur me përdorimin e një arme biologjike.

“Nuk mendojmë kështu. Do ta zbulojmë shumë shpejt, por nuk mendojmë kështu”, u tha presidenti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, kur u pyet nëse ishte përfshirë një armë biologjike.

Më herët, Rusia paralajmëroi kundër përhapjes së informacioneve “të rreme”, ndërsa u raportua për një rast të dytë të dyshuar.

SHBA-ja dhe OKB-ja i kanë kërkuar Rusisë më shumë transparencë lidhur me situatën.

Presidenti Trump tha se Rusia këmbëngul se situata është nën kontroll, por shtoi se nga Moska nuk po jepen shumë informacione.

“Nëse i dëgjon ata, situata është nën kontroll. Por e dini, njerëzit kanë thënë të njëjtën gjë edhe për gjëra të tjera”, tha Trump, duke iu referuar reagimit të Moskës.

Duke iu referuar reagimit fillestar të Kinës ndaj pandemisë së COVID-19, Trump shtoi se “Kina nuk tha shumë dhe as Rusia nuk po thotë shumë. Por ata thonë se e kanë situatën plotësisht nën kontroll”.

Presidenti Trump përsëriti se ka planifikuar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin për këtë çështje, por nuk bëri të ditur se kur do të zhvillohet.

“Sot është ditëlindja e Vladimir Putinit”, shtoi Trump. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.