🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,748 ▼ -1.21% ETH $2,369 ▼ -1.39% XRP $1.2863 ▼ -2.45% SOL $101.6300 ▼ -2.87%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA zhvendosin trupat brenda Europës

Para disa muajsh presidenti i SHBA deklaroi zhvendosjen e trupave brenda Europës. Tani marrëveshja është e plotë, Trump dhe homologu i tij polak Duda e nënshkruan atë.

Sipas marrëveshjes trupat e SHBA do të përforcohen në Poloni me rreth 1000 ushtarë e më pas deri në 5500 forca. Presidenti Donald Trump dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda nënshkruan marrëveshjen në Nju Jork, ku të dy marrin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Një marrëveshje parimore për këtë të dy krerët e shteteve e kanë vendosur në qershor gjatë vizitës së Dudas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Fillimisht marrëveshja duhej nënshkruar në fillim të muajit në kuadër të vizitës së Trump-it në Varshavë. Por Trump e anuloi këtë udhëtim për shkak të uraganit në SHBA.

Polonia mbulon kostot

Trump tha në Nju Jork, se Polonia ka marrë përsipër të financojë infrastrukturën e nevojshme për ushtarët shtesë. Trupa shtesë do të dislokohen në Poloni duke u zhvendosur nga vendet e tjera të Europës. Trump ka përmendur në këtë kontekst edhe tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Gjermania.

Për shkak të shpenzimeve për mbrojtjen, presidenti i SHBA-së e ka Gjermaninë si halë në sy. Sipas tij Gjermania nuk i përgjigjet detyrimeve brenda NATO-s, ankohet Trump vazhdimisht. “Gjermania është në nivelin një përqind të shpenzimeve për mbrojtjen, ndërkohë që kuota duhet të jetë dy përqind”, argumenton Uashingtoni.

Në marrëveshjen mes Polonisë dhe SHBA-së janë përcaktuar edhe vendet e përforcimit të trupave amerikane, sikurse mësohet nga një deklaratë e përbashkët e publikuar në Poloni. Kuartieri qendror i divizionit do të jetë në qytetin Poznan. Në deklaratë thuhet, se të dyja palët duan të vazhdojnë bisedimet lidhur me një vend të mundshëm për dislokimin e brigadës së tankeve të SHBA-së.

Varshava prej kohësh përpiqet për përforcimin e trupave amerikane. Shumë polakë e shohin SHBA-në si fuqi mbrojtëse kundrejt Rusisë, e cila për shkak të krizës në Ukrainë konsiderohet si rrezik në vendet e krahut lindor të NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.