☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,682 ▲0.54%
DOW 53,154 ▲0.75%
NASDAQ 26,200 ▲0.51%
NAFTA 86.89 ▲0.07%
ARI 4,673 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $76,958 ▲ +6.36% ETH $2,390 ▲ +2.91% XRP $1.3960 ▲ +11.05% SOL $90.9700 ▲ +4.38%
S&P 500 7,682 ▲0.54 % DOW 53,154 ▲0.75 % NASDAQ 26,200 ▲0.51 % NAFTA 86.89 ▲0.07 % ARI 4,673 ▲2.21 % S&P 500 7,682 ▲0.54 % DOW 53,154 ▲0.75 % NASDAQ 26,200 ▲0.51 % NAFTA 86.89 ▲0.07 % ARI 4,673 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA:16 kryeprokurorë e quajnë urdhërin e Trampit për refugjatët “të paligjshëm”

Kryeprokurorët e 15 shteteve të SHBA-së si dhe ai i distriktit të Kolumbias dënuan të dielën urdhërin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në territorin amerikan të refugjatëve nga 7 vende muslimane, duke e cilësuar atë si “jokushtetues, joamerikan dhe të paligjshëm”.

Në një deklaratë të përbashkët, prokurorët e përgjithshëm të 16 shteteve, të gjithë demokratë deklaruan se shumë shpejt do të veprojnë dhe “do të përdorin të gjitha mjetet zyrtare për të kundërshtuar urdhërin antikushtetues, si dhe për të ruajtur sigurinë kombëtare të vendit dhe vlerat bazë të saj”.

Sipas urdhërit ekzekutiv, të nënshkruar të premten nga presidenti amerikan Trump, refugjatët nga e mbarë bota do të ndalohen të hyjnë në territorin e SHBA-së për 120 ditë, ndërsa të gjithë emigrantët nga të ashtuquajturat ” vende me rrezikshmëri terroriste” do të ndalohen për 90 ditë.

Në urdhërin e kufizimit përfshihen Iraku, Siria,Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni. Popullsia e përgjithëshme e këtyre vendeve arrin në 130 milion banorë.

Dy ditët e fundit, urdhëri ekzekutiv ka krijuar një gjendje kaosi në aeroportet ndërkombëtare të SHBA-së dhe protesta të vazhdueshme në mbarë vendin.

Që nga e diela, dhjetra mijëra protestues kanë manifestuar para Shtëpisë së Bardhë, në më shumë se 30 aeroporte të vendit si dhe në qendrat e metropoleve Boston, Filadelfia, Atlanta, Los Anxheles, Siatëll dhe Çikago.

Duke reaguar ndaj kësaj situate, presidenti Trump deklaroi të dielën se veprimi i tij synon mbrojtjen e qytetarëve të SHBA-së dhe të kufijve të saj dhe nuk është një ndalim i muslimanëve, siç e kanë përshkruar mediat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.