Bota

Shefi i “Fortum”, Lundmark do të jetë drejtor i ri i Nokia-s

Kompania finlandeze Nokia zgjodhi Pekka Lundmark nga grupi i kompanisë energjetike “Fortum” për të udhëhequr biznesin e kompanisë finlandeze të telekomit 5G, njoftoi sot Nokia.

Lundmark pritet të fillojë detyrën e re më 1 shtator 2020.

Lundmark aktualisht është president dhe drejtor ekzekutiv i “Fortum”, një kompani udhëheqëse energjetike me qendër në Espoo të Finlandës, ku sipas Nokia-s, ai vazhdimisht ka realizuar kthime të fuqishme totale të aksionarëve, ka përtërirë me sukses strategjinë e kompanisë dhe e pozicionoi atë të jetë një lojtar i rëndësishëm në shndërrimin e sektorit global të energjisë.

“Me blerjen e Alcatel-Lucent pas nesh dhe botën e 5G para nesh, unë jam i kënaqur që Pekka ka pranuar të bashkohet me Nokia”, tha kryetari i Nokia-s, Risto Siilasmaa.

Lundmark, duke e lavdëruar Nokia-n për potencialin e saj dhe shumë njerëz të talentuar, tha “Jam i bindur se kompania është e pozicionuar mirë për epokën 5G dhe qëllimi im është që të sigurojmë që ne t’i përmbushim angazhimet tona për klientët tanë, punonjësit, aksionarët dhe palët e tjera të interesit”.

“Vlerat e forta, risitë kryesore dhe përkushtimi i palëkundur për klientët tanë kanë qenë gjithmonë thelbësore për Nokia-n dhe unë dua ta vendos këtë edhe më shumë si objektiv i ynë derisa ecim përpara”, shtoi Lundmark.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button