☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.69 ▲0.68%
ARI 3,999 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,534 ▼ -1.76% ETH $2,249 ▼ -2.74% XRP $1.2657 ▼ -2.09% SOL $98.1000 ▼ -1.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Buxheti i 2021-shit, Gjosha: Konfirmon se borxhi po shkon drejt nivelit 90%, situata ekonomike është jashtë kontrollit

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thekson se buxheti i vitit 2021 “konfirmon qartazi se borxhi publik po shkon drejt nivelit 90% të PBB-së”.

Sipas ish-ministres së LSI, “situata ekonomike në Shqipëri është jashtë kontrollit ndaj ajo kërkon në mënyrë urgjente një grup ekspertësh për të bërë transparencë dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura”.

Reagimi i Gjoshës:

Buxheti i sapo miratuar për vitin 2021 konfirmon qartazi se borxhi publik po shkon drejt nivelit 90% të PBB-së. Shifër kjo shumë herë më e rrezikshme se vetë Pandemia!

Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin që vjen dhe pagesat e konçensioneve dhe PPP-ve kërkojnë vendosjen e mekanizmit për mbledhjen e të ardhurave që ka të bëj me rritjen e taksave. Uroj që kjo të mos ndodhë pasi taksat te ne kanë arritur limitet e tyre. Problemi bëhet edhe më i madh te menyra se si implementohen fondet dhe te borxhi i fshehur që nuk llogaritet nga qeveria si borxh publik.

Situata ekonomike në Shqipëri është jashtë kontrollit ndaj ajo kërkon në mënyrë urgjente një grup ekspertësh për të bërë transparencë dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura. Vendet e punës po shuhen cdo ditë e bashkë me to edhe shqiptarët që trokasin në dyert e Europës për një jetë më të mirë!

Fokusi ynë është ekonomia sepse prioritet për ne janë shqiptarët. Fokusi ynë janë gratë dhe vajzat që janë dhe fasha më e prekur gjatë kësaj periudhe të vështirë. Bashkë t’i themi STOP kolapsit, STOP largimit nga Shqiperia!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.