🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,666 ▼ -1.25% ETH $2,370 ▼ -1.16% XRP $1.2816 ▼ -2.87% SOL $101.7000 ▼ -2.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Shefi i NATO-s e paralajmëron Donald Trumpin

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka paralajmëruar presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, se nuk është një opsion as për Evropën e as për Amerikën që të kujdesen për sigurinë vetëm, pa ndihmën e njëra-tjetrës.

Ai shtoi se Perëndimi është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në 20 – 25 vitet e fundit, transmeton Express.

Nërkohë, gjatë fushatës zgjedhore, Trump e përshkroi si të vjetruar aleancën ushtarake të Perëndimit, NATO-n.

Madje, ai kishte sugjeruar se SHBA-ja do të mendonte dy herë nëse do ta ndihmonte ndonjë aleat të NATO-s, në rast se ai aleat do të sulmohej, pa paguar shumën që do të duhej ta paguante në aleancë.

Në një shkrim për gazetën britanike “Observer”, Stoltenberg e pranoi se Trump e kishte më vend për nevojën që disa anëtare të NATO-s të bëjnë kontribut më të madh financiar në aleancë, pasi që aktualisht gati 70% e shpenzimeve të NATO-s janë financim i SHBA-së.

Por, ai shtoi se liderët amerikanë gjithmonë se kanë ditur se kanë interes të madh strategjik në një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Nuk është opsion as për Evropën e as për SHBA-në që t’i bëjnë gjerat vetë [sigurinë]. Përballemi më sfidën më të madhe të sigurinë në 20 -25 vitet e fundit. Tani s’është koha për ta vënë në pikëpyetje vlerën e partneritetit mes Evropës dhe Amerikës,” ka thënë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.