Shembet pjesërisht pallati 7-katësh në Stamboll, 8 persona nxirren të plagosur nga rrënojat
Një pallat shtatëkatësh është shembur pjesërisht në lagjen Cevizli, në zonën Maltepe të Stambollit, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë personave.
Pas shembjes është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku janë angazhuar zjarrfikës, ekipet e AFAD-it (Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), UMKE (Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor) dhe forcat e policisë.
Sipas mediave turke, banorët që ndodheshin në katet e sipërme dhe që nuk u prekën nga shembja janë evakuuar nga ndërtesa për arsye sigurie. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet nën rrënoja, ku dyshohet se ndodheshin persona të bllokuar.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, deklaroi se gjashtë persona janë nxjerrë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Më herët, ekipet e shpëtimit kishin arritur të vendosnin kontakt me disa prej personave të bllokuar.
Sipas autoriteteve, asnjë prej personave të plagosur nuk është në rrezik për jetën.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 175 zjarrfikës me 56 automjete, 25 pjesëtarë të AFAD-it me pesë automjete, si dhe dy qen të trajnuar për kërkim-shpëtim.
#SONDAKİKA | İstanbul’un Maltepe ilçesinde 7 katlı bir binanın ilk iki katı henüz belirlenemeyen bir nedenle çöktü. Binanın üst katlarında mahsur kalan kişiler ekiplerin çalışmasıyla tahliye edilirken, çöken bölümlerde arama kurtarma çalışması başlatıldı. https://t.co/hkoFYMOVpg



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.