Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,432 ▲ +0.19% ETH $1,997 ▲ +0.35% XRP $1.3332 ▲ +0.56% SOL $82.1300 ▼ -0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shëndetësi, miratohet koncesioni 100 mln dollarësh i laboratorëve

Laboratorët shtetërore do të kalojnë në administrim privat për 10 vitet e ardhshme. Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar koncesionin me vlerë mbi 100 milionë dollarë, duke shpallur fitues një konsorcium të përbërë nga 3 kompani.

Ato janë shqiptarja “Labopharma” me 41.7 për qind të aksioneve, francezja “Exalab” me 25 për qind, si dhe një kompani holandeze me emrin “AB Laboratory Solutions”, e cila ka 33.3 për qind të aksioneve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në tender morën pjesë 9 kompani ose bashkime kompanish, por 5 prej tyre nuk kanë paraqitur ofertë financiare, duke u skualifikuar automatikisht.

Vetëm 4 garues paraqitën ofertë. E para ishte ajo e një bashkimi shoqërish turke, “Acibadem”, që ka ofruar kryerjen e analizave me një çmim 4.8 për qind më të ulët nga i listës së testeve. Oferta e dytë është bërë nga konsorciumi “Intermedica” dhe “Bioiatriki” me çmim 5.7 për qind më të ulët nga ai i listës së testeve.

Konsorciumi i shpallur fitues ka ofruar kosto 10.7 për qind më të ulët nga niveli limit, ndërsa një kompani tjetër shqiptare “Genius sh.p.k.” ofroi çmimin më të favorshëm 15 për qind më të ulët, por ajo është skualifikuar pasi – sipas Ministrisë, – nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Ky është koncesioni i katërt i madh në fushën e Shëndetësisë, pas “check up”-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Të katërta këto koncesione kanë shkaktuar jo pak debat, me akuza dhe kundërakuza politike mes opozitës dhe qeverisë. Por në rastin e laboratorëve, debate ka pasur edhe brenda vet mazhorancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.