Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 89.05 ▲1.04%
ARI 4,838 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,637 ▲ +0.41% ETH $2,341 ▲ +0.23% XRP $1.4132 ▲ +3.3% SOL $85.3200 ▲ +1.83%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.05 ▲1.04 % ARI 4,838 ▲0.3 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.05 ▲1.04 % ARI 4,838 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shëndetësia, 4 koncesione të reja do të jepen këtë vit

Koncesionet me Partneritet Publik-Privat janë vënë në themel të politikave shëndetësore edhe për këtë vit.

Koncesionet e shërbimit laboratorik, monitorimit online të barnave, monitorimit online të recetave dhe regjistri elektronik i rekordeve shëndetësore do të nisin punë këtë vit.

Lajmi u njoftua në Strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020, ku bëhet e ditur se përveç implementimit të Check-up-ëve për popullatën e grupmoshës 40-65 vjeç, Partneriteti Publik-Privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si për shembull instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, etj. Gjithashtu Partneriteti Publik-Privat do të përfshijë edhe monitorimin online të barnave dhe të dhënave shëndetësore.

Përveç koncesionit të shërbimeve laboratorike që tashmë është lajmëruar që do të jepet në 2017-n, tre koncesione të tjera janë planifikuar të nisin këtë vit.

Koncesioni i laboratorëve do të paguhet nga arka e shtetit me 13 miliardë lekë afërsisht 100 milionë dollarë për vitet në vijim. Shërbimet laboratorike që tani kryhen në qendrat spitalore, do të bëhen nga privatët.

Koncesioni i dytë është për monitorimin “online” të lëvizjeve të barnave në depot e kontraktuara. Ky koncesion ka për qëllim realizimin e regjistrimit online të aktivitetit të distributorëve farmaceutikë. Autoriteti kontraktor do të jetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Koncesioni i tretë është Regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR) që do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim. Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient.

Koncesioni i katërt është “Receta Elektronike” (e-Prescription) që ka në themel përshkrimin online të barnave të rimbursuara. Autoriteti kontraktor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky projekt me Partneritet Publik-Privat ka nisur të aplikohet që në disa qytete pilot dhe më pas do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.