☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.41 ▼5.35%
ARI 4,559 ▲3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,320 ▲ +0.54% ETH $2,182 ▲ +1.55% XRP $1.4199 ▲ +0.36% SOL $92.5500 ▲ +1.34%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.41 ▼5.35 % ARI 4,559 ▲3.57 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.41 ▼5.35 % ARI 4,559 ▲3.57 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shengeni, çfarë i ka sjellë Europës dhe Shqipërisë

Europa ka përfituar ndjeshëm nga ajo që njihet si marrëveshja e lëvizjes së lirë mes vendeve “Shengen”. Shpesh ajo është konsideruar si e ‘dështuar’ apo ky regjim ka lejuar më shumë njerëz që të udhëtojnë drejt këtij kontinenti, duke rritur dhe turizmin. Ishte viti 1995 kur ndryshoi regjimi i vizave, duke u bërë i lirë dhe pa kosto nga ana e vendeve që do të aderonin në këtë marrëveshje.

Përgjatë dekadës së parë (1990-2000) ndikimin më të fortë e ka ndier Italia, Gjermania dhe Holanda të cilat panë të rriteshin shpejt shifrat e turizmit.

Shqipëria mundi të përitonte  nga ky regjim vetëm në dhjetor të vitit 2010. Vetëm 6 muaj pas vendimit se mund të udhëtohej pa viza, numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë arriti në 1.8 milionë ose rreth 25% më shumë se e njëjtja periudhë e vitit paradhës.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë se ajo që ka humbur më shumë nga mosqenia në këtë regjim është Britania e Madhe, shifër e cila llogaritet në rreth 26 milionë sterlina.

Ndikimin më të madh e kanë dhënë kinezët dhe indianët. Në Francë, numri i vizotorëve kinezë gjatë vitit të kaluar u llogarit në 1.6 milionë; në Gjermani 1.1 milionë; Itali rreth 2.3 milionë, ndërsa në Britaninë e Madhe në vetëm 185,000.

Për turistët, Shengen është konsideruar si përfitim i cili ka lejuar që në një kohë të shkurtër të realizohen më shumë udhëtime. “Ne tashmë mund të organizojmë ture, në varësi të preferencave të klientëve dhe kjo është e rëndësishme”, thotë Karan Anand, kreu i Shoqatës së Tur – operatorëve.

Çdo vit, zona Shengen rritet me 25% dhe ndaj për turizmin është një impuls më shumë.

Ndërsa kreu i Shoqatës Europiane të Tur-Operatorëve (ETOA) thotë se regjimi i lirë i vizave “Shengen” ka qenë një sukses dhe ka bërë të mundur shpërndarjen e miliarda eurove, si dhe ka krijuar mijëra vende të reja pune.

Tom Jenkins, Ceo i ETOA-s, thotë se Mbretëria e Bashkuar ka humbur rreth 20 milionë turistë të huaj vetëm nga të qenët jashtë këtij regjimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.