☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,814 ▼ -1.55% ETH $2,225 ▼ -0.94% XRP $1.3343 ▼ -1.46% SOL $82.6400 ▼ -2.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shërbimet e Inteligjencës italiane japin alarmin: Shqipëria fronti i ri i ISIS

Mediat italiane kanë përcjellë sot alarmin e Shërbimeve të Inteligjencës italiane mbi një rrezik terrorizmi nga Shqipëria.

Inteligjenca italiane konsideron Shqipërinë si një vend ku po shtohet numri i personave të radikalizuar islamistë që mund të influencojnë duke vënë në rrezik rajonin më të afërt italian me Shqipërinë sic është rajoni i Puglias.

E përditshmja “La Repubblica” në artikullin e publikuar sot me titull “Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare, “Shqipëria, një fuçi baruti për Puglian”, duke iu referuar Departamentit të Antiterrorizmit të Barit, jep informacionin se shqiptarë të radikalizuar në vendin e tyre kanë jetuar e jetojnë në rajonin e Puglias.

“Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet shkruan “La Repubblica”. Më i rrezikshmi nga ata  qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.”

Sipas inteligjencës italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen.

Nga zonat jug-lindore të Shqipërisë vijnë dhe mjaft eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

“Një faktor ky, që sipas inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste.

Preokupimi i inteligjencës italiane, siç referojnë mediat italiane, shfaqet kryesisht në zonat e Salentos e në përgjithësi në rajonin e Puglias, ku jetojnë mjaft familje shqiptare me perjardhje nga qytezat e konsideruar të radikalizuar në territorin shqiptar.

sfdghsfg

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.