ParlamentarePolitika

Shërbimi i jashtëm, Blushi: Shërbimi diplomatik është infektuar nga partitë politike

Partitë politike kanë infektuar shërbimin diplomatik shqiptar, u shpreh deputeti socialist, Ben Blushi në seancën parlamentare.

Duke folur për ligjin e shërbimit të jashtëm të kthyer nga Presidenti Bujar Nishani, Blushi tha se shërbimi diplomatik nuk ka funksionuar siç duhet në këto 20 vitet e fundit.

“Ishte i domosdoshëm të kishte një ligj për shërbimin e jashtëm më i mirë se ai që kemi pasur. Shërbimi ynë diplomatik nuk ka funksionuar siç duhet në këto 20 vjet. Edhe me ministrin ky debat është bërë në komision. Besoj që kthimi mund të shërbente për të arritur një ekulibër mes pikëpamjeve të ndryshme. Kam parë diplomat që nuk meritojnë të ishin ambasador, i kemi kaluar duke mbyllur hundët dhe ti çojmë tek presidenti. Dua të them që kur ligji i jep mundësi qeverisë, të fus në shërbimin diplomatik gjithkënd që ajo mendon se meriton, ky vullnet i lihet qeverisë. Nga një familje, dy kunetër, të dy ambasador, ky nuk mund të jetë standard. Ministri e di këtë rast, nuk e di pse e ka sponsporizuar këtë kalim. Po kjo na vë në dyshim që qeveria duke patur hapësirë 100 për qind mund të na sjellë prapë raste të tilla. Personalisht kam shumë dyshime për ambasadorët se jo gjithmonë ishin njerëz që përmbushin kriteret e meritokracisë”, tha Blushi.

Madje, ai denoncoi edhe një rast ku ambasador është emëruar dikush që ka qenë emigrant ekonomik në atë vend. “Një çështje që ligji nuk e garanton është pamundësia që ligji nuk e rregullon, për të çuar nëpër shërbime tona dipomatike njerëz që kanë jetuar si emigrant në ato shtete. Ka raste të verifikuara në komisoni e jashtëm, kthehet në Shqipëri, rri gjashtë muaj e shkon diplomat i Shqipërisë atje. Unë jam kundër kësaj. Një njeri që jeton 10 vjet në një vend si emigrantë, nuk mund të kthehet te shërbejë si diplomat”, tha Blushi.

Ndërsa më herët, deputeti socialist Taulant Balla lidhur me kthimin e ligjit i kërkoi Presidentit të Republikës që të mos bëhet pjesë e fushatës politike. Ai tha se ky ligj sanksionon qartë “sëmundjen e vjetër të diplomacisë”, siç e quajti ai për emërimet nepotike.

“Një gjë sanksionon shumë qartë ky ligj, sëmundjen e vjetër të diplomacisë shqiptare ku fëmijë të ministrave, deputetëve, e kryetarëve të Kuvendit kishin mbushur ambasadat”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button