Sherri i dhunshëm në derbi, përjashtohen 14 tifozë të identifikuar
Në fillim gjobat, tani përjshtimet. Pas akteve të dhunës që shoqëruan ndeshjen KF Tirana – FK Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë masë përjashtimi për 14 tifozë. Atyre u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe.
I KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS NË FSHF
VENDOSI:
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
– Denis Ahmeti
– Renis Maçi
– Qemal Cano
– Endri Mesiti
– Juxhin Seferi
– Mishel Burreli
– Redi Sinani
– Erinol Dushaj
– Grejsi Sorra
– Lorjan Beqo
– Elvis Qatia
– Herald Huqi
– Donald Ismaili
– Armand Shëngjergji
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.