☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,150 ▼ -0.12% ETH $2,371 ▼ -1.34% XRP $1.2737 ▼ -1.31% SOL $102.3500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Klivis Kuçaj, i cili u përfshi në një sherr dy ditë më parë në një lokal në Velipojë ku pati edhe të shtëna armësh në ajër.

Kuçaj, përveçse është përfshirë në atë sherr në plazhin e Velipojës, më përpara ka qenë një person i shpallur në kërkim, shkruan a2 CNN.

Kuçaj dyshohet nga policia e Shkodrës se afro 2 muaj e gjysmë më përpara ka plagosur një person ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Kuçaj u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani.

Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj. Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në Velipojë dhe në atë sherr e sipër dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga ai sherr Klivis Kuçaj u dhunua dhe mbeti i dëmtuar në fytyrë me plagë të konsiderueshme. Policia identifikoi edhe palën tjetër, shtetasin Agim Ramazani i cili është proceduar nga efektivët.

Pas arrestimit të Klivis Kuçaj dhe shpalljes në kërkim të palës tjetër, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur më 8 qershor në plazhin e Velipojës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.